Fadil Zuka, mjeku i parë që vdes nga COVID-19 në Kosovë

Fadil Zuka, mjeku i parë që vdes nga COVID-19 në Kosovë

Mjeku familjar, Fadil Zuka, ka humbur betejën me COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmi është konfirmuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës e cila tha se i ndjeri bëhet doktori i parë që ndërron jetë nga Coronavirusi.

“Dr. Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për t’iu shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e ‘90-ta”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

“Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulancën e Shoqatës Humanitare ‘Nëna Terezë’ në Viti, pastaj në Pozheran”.

“Oda e Mjekëve të Kosovës, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”./Insajderi.com