Deputetja në Parlamentin Evropian konsideron se është e domosdoshme të shmanget lëvizja e kufijve në kuadër të marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesja e Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian Tanja Fajon gjatë debatit për Serbinë ka paralajmëruar për gjendjen e pandryshueshme në mediet serbe, jo harmonizimi i politikës së liberalizim të vizave, por edhe për mundësinë e destabilizimit të rajonit në rastin e lëvizjes së kufijve si pjesë e marrëveshjes së Serbisë dhe Kosovës, transmeton Insajderi.com.
Ajo, gjatë debatit mbi amendamentet e paraqitura në projekt raportin për Serbinë në Këshillin e Politikës së Jashtme të PE, ka theksuar se amendamenti më i rëndësishëm i kompromisit është ai i cili ka të bëjë me dialog të Serbisë me Kosovën dhe në ndryshimin e mundshëm të kufirit, transmeton agjencia serbe Tanjug.
“E di se kjo është çështje e ndjeshme dhe se qëllimi ka qenë ta kemi tekstin e njëjtë për dy palët në proces. Nga eksperienca e Sllovenisë mund të them se çdo lëvizje nëpër kufij do ta destabilizojë rajonin, dhe kjo është diçka që duhet ta shmangim”.
Ajo si amendamente të rëndësishme në projekt raportin e David McAllisterit për Serbinë i ka cekur ato të cilat kanë të bëjnë me medie të lira, gjendjen e komunitetit rom si dhe zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Çdo vit po përsërisim se situata në fushën e medieve nuk është përmirësuar dhe se duhet të vazhdojmë të kritikojmë atë çfarë po ndodh në medie”, ka porositur Fajon.
Ajo e ka paralajmëruar Serbinë se, nëse nuk e përshtatë politikën e saj të liberalizimit të vizave ndaj Iranit deri në fund të tetorit, mund ta marrë raportin negativ mbi liberalizimin e vizave deri në fund të vitit./Insajderi.com.