Fakete Kadiu – u.d. e re e kryeshefes në Postën e Kosovës

Fakete Kadiu – u.d. e re e kryeshefes në Postën e Kosovës

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, ka caktuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Postës, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit nga ky institucion, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot nga ky bord, Fakete Kadiu është zgjedhur në pozitën e u.d kryeshefe ekzekutive.

Më tej thuhet se deri te caktimi i Kadiut në këtë pozitë ka ardhur si rezultat i dorëheqjes së djeshme të parevokueshme të ish-U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Rafet Jashari.

“Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A., në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, më 09.07.2021, ka caktuar Znj. Fakete Kadiu, në pozitën U.D. Kryeshef Ekzekutiv në Postën e Kosovës Sh.A. Deri tek caktimi i U.D KE znj. Fakete Kadiu, ka ardh si rezultat i dorëheqës së djeshme të parevokueshme të ish U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, z. Rafet Jashari. Znj. Fakete Kadiu, i urojmë suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re!”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Jashari ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë të cilën e ushtroi nga 3 qershori i këtij viti. Arsyet e vendimit të tij ishin personale. /Insajderi.com