Fakt: Nga këta dy, ky boksier është më i fortë

Fakt: Nga këta dy, ky boksier është më i fortë

Është përfolur shumë për një përballje mes dy britanikëve më të fortë në botën e boksit për momentin, Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Sipas menaxherit Eddie Hearn, gjithçka është kryer sa i përket dy përballjeve mes boksierëve.

Por, cili boksier është më i mirë në statistika?

Ueb sajti i specializuar për këtë punë, BoxRec tregon se Tyson Fury është më i mirë se Anthony Joshua.

Fury është i pamposhtur, ka 30 fitore (21 me nokaut) dhe 1 barazim.

Joshua ka 1 humbje, madje me nokaut teknik nga Andy Ruiz Jr., si dhe 23 fitore (21 me nokaut).

Sipas kësaj faqe, Fury renditet i pari në botë, i treti është Joshua. / Insajderi.com