“Faleminderit që na bashkoni!” – Haradinaj me lëvdata për Xhakën e Rashicën

“Faleminderit që na bashkoni!” – Haradinaj me lëvdata për Xhakën e Rashicën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbër.

“Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica. Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndeshja miqësore, e zhvilluar me qëllime bamirësie, ndërmjet skuadrave të zgjedhura nga Granit Xhaka dhe Milot Rashica, përfundojë me barazim 4:4. /Insajderi.com