Falsifikuan dokumente për të përfituar nga fondet e MSh-së, arrestohen

Falsifikuan dokumente për të përfituar nga fondet e MSh-së, arrestohen

Tre persona janë arrestuar dje, e premte, në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente mjekësore me qëllim të përfitimit të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas policisë, të dyshuarit janë dy meshkuj dhe një femër.

“Prishtinë (NN) 30.03.2021 – 10:00. Pas një pune hetimore, më 07.04.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin falsifikuar dokumente të Klinikës së Onkologjisë dhe Ortopedisë dhe laboratorëve privat me qëllim përfitimi të fondeve nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhet e ditur se me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrollet në banesat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar:  dokumente të ndryshme të dyshuara për falsifikim, dy telefona dhe një laptop.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com