Familja e raporton të zhdukur, dyshohet se bashkëjetonte me një person në Gjakovë

Familja e raporton të zhdukur, dyshohet se bashkëjetonte me një person në Gjakovë

Një familje nga fshati Serbicë e Ulët në Komunën e Prizrenit ka raportuar se vajza e tyre është zhdukur dhe kanë humbur kontaktet me të, përcjell Gazeta Insajderi.

Sipas policisë, vajza fillimisht është dyshuar se ka qenë duke bashkëjetuar me një person në Gjakovë, mirëpo që nga ajo kohë më nuk është lajmëruar.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti ka shkurar në procedurë të rregullt.

“Fsh.Serbicë e Ulët,Prizren 11.06.2019. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se vajza e tij ka dal nga shtëpia dhe kanë humbur kontaktet me te. Fillimisht është dyshuar se vajza gjendet në Gjakovë duke bashkëjetuar me një person, mirëpo që nga ajo kohë më nuk është lajmëruar. Me vendim të prokurorit rasti  shkon në procedurë të rregull”, thuhet në raportin e policisë. /Insajderi.com