Familja e shoferit të vdekur ka hapur të pame

Familja e shoferit të vdekur ka hapur të pame

Familja e shoferit të vdekur ka hapur të pame për të dashurin e tyre Naser Sylmetaj.

Mëngjesi i së dielës ishte i kobshëm, pasi autobusi doli nga rruga – la të vdekur dhjetë persona në mesin e tyre edhe njërin nga dy shoferët.

Për këtë ka folur edhe kushëriri i viktimës, i cili tha se lajmin ende se kanë marrë nga kanalet zyrtare.

“Lajmin e kemi marrë nga agjensioni. Për Naserin na kanë njoftuar që është në mesin e të vdekurve, por jo nga burime zyrtare por vetëm nga agjencioni. Por, ne kemi hapur të pamen prej ditës së sotme”, tha ai për RTK-në.

Ai shtoi se Naser Sylmetaj, ka qenë shofer me përvojë dhe se gjatë kohës së aksidentit nuk ishte duke vozitur.

“Naseri ka qenë shofer me përvojë të gjatë dhe ka vozitur në disa agjencione. Sikur të kish qenë ai duke vozitur, nuk do të kishte ndodhur ky rast, por ka ndodhur dhe ju shprehim ngushëllime të gjithëve”. /Insajderi.com