Kardashianët po përballen edhe një herë me kritika pasi kanë shpërndarë fotografi në një pushim familjar në Wyoming gjatë pandemisë globale, shkruan Yahoo, transmeton Insajderi.
Kourtney Kardashian ndau një fotografi të saj duke mbajtur një dhi e që duket se është ferma e Kim Kardashian dhe Kanye West në Wyoming.
Familja me bazë në Kaliforni është akuzuar për shmangie të rregullave të bllokimit teksa vazhdojnë të udhëtojnë. Shteti kohët e fundit filloi me lehtësimin e masave restriktive, por udhëzimi i qëndrimit në shtëpi ende ndalon “çdo mbledhje me ndonjë numër njerëzish që nuk janë anëtarë të familjes tuaj.”
Ndërsa udhëtimi lejohet për “çështje urgjente” ose punë, autoritetet rekomandojnë që njerëzit “të shmangin udhëtimet në distanca të gjata për pushime ose kënaqësi sa të jetë e mundur”, në mënyrë që të ngadalësojnë përhapjen e virusit.
Një udhëtim për ditëlindje në Wyoming ndoshta bie në kategorinë e fundit, por natyrisht, nuk është e qartë se sa kohë ka udhëtuar familja për të arritur atje ose nëse kanë qenë në kontakt me këdo që nuk kanë lidhje familjare.
Më 9 qershor, Kylie u ndesh me kritika për mosrespektimin e udhëzimeve për distancimin shoqëror për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së shoqes së saj. Kourtney shkoi në një hotel me pesë yje në Utah me familjen e saj sepse ajo dëshironte “një ndryshim të peizazhit”.
Fasnat kanë vërejtur udhëtimet e shpeshta të familjes – dhe ata kanë pyetje për familjen e famshme.
“A nuk ka masa distancimi social tani në Amerikë?” ka shkruar një përdorues në Instagram.
“Të pasurve nuk u plas për këshilla dhe udhëzime shëndetësore”, tha një tjetër.