Familja Kelmendi: Ky prokuror na i kërkoi 60 mijë euro ose një banesë në Prishtinë

Familja Kelmendi: Ky prokuror na i kërkoi 60 mijë euro ose një banesë në Prishtinë

Familja Kelmendi pretendon se e ka përgjigjen se pse u akuza për vrasje i biri i tyre, Dritoni. Ata e kanë versionin se ua kërkoi ryshfetin Prokurori Haxhi Sinanaj, version që e kanë treguar edhe në Prokurori në Ferizaj, sipas dokumenteve që i posedon InDoks, por nuk janë marrë parasysh.

Vëllau i Dritonit, Veton Kelmendi, ka deklaruar se prokurori i rastit të Pejë Haxhi Sinanaj, familjes Kelmendi, ia kishte kërkuara një shumë 60 mijë euro dhe një banesë në Prishtinë për lirim e Dritonit.

“Kur axha ka shku me dhënë deklaratë kam menduar se mundem me hy edhe unë, kanë thënë se nuk bën se veç dëshmitari. Ka dhënë ai deklaratë e kem dëgju tu fol më larg 3-4 metra prej meje edhe i ka thënë axhës kjo punë kryhet 50-60 mijë euro dhe një banesë në Prishtinë. Unë e kam ditë se çka e ka ai, për cilën punë kam mendu që kanë fol ata diçka tjetër, tani axha më tha a dëgjove se çka më tha, më tregoj se kjo punë kryhet 50-60 mijë apo një banesë në Prishtinë, kështu ka qenë tema, e ka përmend axha në Gjykatë, po nuk është marrë kush më të”, ka thënë Kelmendi.

Për akuzat e Familjes Kelmendi, kryeprokurori, Aleksandër Lumezi, ka thënë se ka autorizuar Prokurorinë e Ferizajt që ta hetojë këtë rast. Por kjo e fundit ka thënë se rastin e ka mbyllur në mungesë të provave.

InDoks ka kontaktuar prokurorin e parë të këtij rasti, Haxhi Sinanaaj, që tash është anëtar Këshillit Prokurorial të Kosovës, por i njëjti nuk është pajtuar që të flas për këtë rast. Ai nuk ka qenë i gatshëm as ti komentoi akuzat se kërkoi ryshfet prej familjes e as se si e hoqi nga rasti Finsik Gashin. As edhe për vlefshmërinë e provave që familja pretendon se janë të reja dhe që e shfajësojnë Driton Kelmendin.

InDoks në këtë episod do ti kthehet këtij rasti që tronditi Pejën në vitin 2011 dhe provave të reja që familja pretendon që i ka siguruar e që dëshmojnë, sipas tyre, se anëtari i familjes së tyre nuk e kreu kurrë krimin për të cilin u dënua. Akuzojnë edhe Prokurorin e rastit që iu kërkoi shumë ryshfet. Edhe gjyqtarin e EULEX-in që ishte i padrejtë. Edhe policë që manipuluan prova/InsajderiInDoks