Familja Knushi nga Juniku ia falë gjakun familjes Shehu

Familja Knushi nga Juniku ia falë gjakun familjes Shehu

Familja e Bashkim Knushit ia ka falë gjakun familjes së Ahmet Shehut.

Knushi ia shtriu dorën e pajtimit familjes Shehu pas dhjetë vjetësh hasmëri, në praninë e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai e quajti këtë vepër fisnike shqiptare.

“Shqiptari e njeh kodin e faljes si virtyt dhe kjo ishte dhe mbeti fuqia e tij. Sot isha dëshmitar i një vepre fisnike shqiptare në Junik. Në nderim të 22-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu dhe si shenjë e unitetit tonë, Bashkim Knushi i zgjati dorën e pajtimit familjes së Ahmet Shehut duke i dhënë fund armiqësisë, si një plagë jona që duhet mbyllur përfundimisht, duke ia besuar ligjit lirinë. Familjet Knushi e Shehu, qofshin faqebardhë!”.

Të dy këto familje janë nga Juniku.

Në këtë komunë u bë edhe falja e gjakut, gjatë akademisë përkujtimore në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Junik, familja Knushi ia falë gjakun familjes Shehu

Junik, familja Knushi ia falë gjakun familjes Shehu

Posted by Klan Kosova on Wednesday, 30 January 2019