Familja kosovare shpëtojnë 5 persona nga aksidenti- Italia i shpërblen me nënshtetësi

Familja kosovare shpëtojnë 5 persona nga aksidenti- Italia i shpërblen me nënshtetësi

Pesë emigrantë kosovarë Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci, që prej disa vitesh jetojnë e punojnë në Itali janë vlerësuar me “Nënshtetësinë e nderit italiane” për gjestin e tyre heroik në shpëtimin e pesë të rinjve  të cilët pas një aksidenti rrugor ishin rrëzuar në një kanal me ujë së bashku me makinën. Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të qytetit të Jesolo.

Në natën e 14 korrikut 5 emigrantët kosovarë të gjithë me profesionin muratorë, ishin të parët që u gjendën në vendin e akisdentit, të cilët u zhytën në ujë për të shpëtuar të rinjtë italianë.

Mundën të nxjerrin gjallë prej ujit vetëm Giorgia Diral, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë, të gjithë në moshën 22-23 vjeçare kishin mbetur viktimë.

Pesë emigrantët kosovarë, nxorrën trupat nga uji e bënë ç’është e mundur t’i japin ndihmën e parë të rinjve të aksidentuar duke lajmëruar dhe mjetet e shpëtimit e ndihmën mjekësore.

Pas gjestit të tyre, pa të cilin Giorgia sot nuk do të kishte jetuar, kosovarët Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci  u larguan në heshtje pa pretenduar as falenderime e nderime.

Ishte familja e Giorgias dhe kryetarja e bashkisë së Musile të cilët kontaktuan emigrantët kosovarë e në dakortësi dhe me kryetarët e bashkisë së komunave përreth, vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik me vlerësimin “Nënshtetësia e nderit italiane”, si shembull të një qytetarie model.

Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuci, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci  janë  familjarë e prindër.

Pak ditë më parë u zhvillua ceremonia e varrimit e 4 të rinjve që mbetën viktimë e këtij aksidenti tragjik.