Familja mbretërore mirëpret edhe një tjetër foshnjë

Familja mbretërore mirëpret edhe një tjetër foshnjë

Princesha Sofia dhe Princi Carl Philip kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Carl Philip, lëshoi një deklaratë që njoftonte ardhjen e djalit të tyre të tretë të premten.

“Ne jemi kaq të lumtur dhe mirënjohës që jemi në gjendje të mirëpresim djalin tonë të tretë në familjen. Princesha Sofia dhe unë, dhe dy vëllezërit e tij të mëdhenj, të gjithë mezi kemi pritur për këtë ditë. Dhe tani po presim me padurim ta njohim këtë anëtar të vogël të familjes sonë “, tha djali i mbretit Carl XVI Gustaf.

Njoftimi i shpërndarë në faqen e internetit të Royal Court thotë se Princesha Sofia, lindi premten në Spitalin Danderyd në Stokholm. /Insajderi.com