Familja nga Suhareka kërcënohet me eksploziv

Familja nga Suhareka kërcënohet me eksploziv

Familja Bytyqi nga Smetishti i Suharekës mëngjesin e së premtes u kërcënua me eksploziv të tipit ‘TNT’.

Copëzat e betonit mbetën në kovë ku ishin fshehur 400gr. Por, sasia e mjetit shpërthyes u largua pa u aktivizuar, nga oborri i Sejdi Bytyqit.

Banori thotë se sapo e pa objektin e dyshimtë në mëngjesin e 5 majit, lajmëroi Policinë e Kosovës.

Për dallim nga raporti i Policisë së Kosovës, ku thuhet se nuk dihen arsyeje, Bytyqi tregon emrat e personave që dyshon por edhe shkakun.

Bytyqi thotë për Klan Kosovën se  personi që e ka paguar dikë për të frikësuar është fqinji i tij Bajram Bytyqi i cili jeton në Francë.

“Komshiu ky personi Bajram Byqyti është ai që dikë e ka autorizua e ka paguar për këtë veprim, krejt ka ndodh për murin”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi thotë se një rast i njëjtë kishte pasur edhe para dy vite, mirëpo atëkohë eksplozivi kishte shpërthyer.

Ndërsa, vëllai i Sejdiut, Haxhiu, thotë se dy vite më parë kur këta kishin rregulluar rrugën, murin gati të rrëzuar të komshiut e kishin zëvendësuar me diçka tjetër, e që më pas kishte ndodhur shpërthimi./Insajderi.com