Familja Nuha i reagon Demalijajt: Vëllai i Rexhep Selimit nuk ka kërkuar haraç, mos tento të përfitosh politikisht

Familja Nuha i reagon Demalijajt: Vëllai i Rexhep Selimit nuk ka kërkuar haraç, mos tento të përfitosh politikisht

Një debat i bërë ditë më parë, ka ngjallur akuza dhe kundërakuza në mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe atij të AAK-së, Shkumbin Demalijaj.

Në atë polemikë Demalijaj ia ka përmendur Selimit, se gjoja vëllai i tij, Islami, kishte kërkuar haraç ndaj familjes Nuha. Mirëpo, Gjergj Nuha, vëllai i Xhevat Nuhës, ka reaguar duke thënë se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Sipas tij, gjithcka kishte nisur për shkak të një obligimi që ata kishin ndaj familjes Selimi, dhe se thotë se tashmë gjithçka ka përfunduar.

Insajderi.com | Intervistë me deputetin Rexhep Selimi

Insajderi | Intervistë me deputetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! z.Rexhep Selimi Selimi në këtë intervistë flet për: ◾ Transformimin e FSK-së në Ushtri.◾ Pse u shkëput UÇK-ja nga Ushtria e Kosovës?◾ Pse sipas Rexhep Selimit, PSD është larguar nga opozita?◾ Pse sipas Selimit, PSD nuk e ka asnjë deputet?◾ A ka fryerje të listave në Zonën Operative të Drenicës?Intervista transmetohet #Live në faqën e #insajderi-it në Facebook, nga ora 20:00Intervistoi: Arton RamaJu ftojmë ta ndiqni!

Posted by Insajderi on Friday, 19 October 2018

Ai ka kërkuar nga deputetët që mos të tentojnë që të përfitojnë poena politik për këtë rast, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në pretendimet e Demalijajt.

“Pershendetje, Unë jam Gjergj Nuha djali i Xhevat Nuhes, morra pergjegjesin ne emer te familjes Nuha nga Komorani “Drenas qe te bej nje sqarim te rastit me vllaun e deputetit Rexhep Selimit me daten 19 janar te 2018. Kjo deklarat vjen pas debatit qe kishte Deputeti Shkumbim Demalija me Rexhep Selimin, ku permendet dhe rasti i jon me Islam Selimin vllaun e Rexhep Selimit, dashta me sqaru dhe me i lut deputetet qe mos te na perfshin ne problemet e tyre sepse un dhe familja ime nuk kemi thene asnjeher qe ka ndodh per shkak te haraqit apo per shkak te Fajdeve, ka qen nje incident per shkak te nje obligimi te cilin tashme e kemi perfundu dhe jemi pajtu me familjen Selimi, ju kisha lut me mirkuptim te gjith deputetve qe mos ta marrin shembull ket incident per interesa politike, me respekt familja Nuha”, ka thënë Gjergj Nuha.

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by Insajderi on Sunday, 21 October 2018