fbpx

Familjari i punëtorit që vdiq dje tragjikisht: Nuk kishte kontratë pune e as mjete mbrojtëse

Familjari i punëtorit që vdiq dje tragjikisht: Nuk kishte kontratë pune e as mjete mbrojtëse

Sot varroset Visar Behrami, i ndjeri që u gjet mbrëmë i vdekur nën gërmadhat e hotelit “Adriatik” ku po punonte.

Në pritje të ngushëllimeve, djali i axhës së të tij, Lavdim Behrami, i ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në gjetjen e trupit të familjarit të tij, ndërsa tregoi se i ndjeri [Visar Behrami] nuk ka pasë kontratë pune derisa ka punuar në ish hotelin “Adriatik” në Mitrovicë.

“Ai nuk ka pasë kontratë pune pasi ka qenë në punë sezonale dhe s’ka pasë mjete mbrojtëse”, ka thënë ai.

Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vidimriq, ndërsa e pamja po bëhet te Kroi i Vitakut në Mitrovicë.