Fanatik për të bijën, babai s’e linte Kristina Bakiun të dilte nga shtëpia

Fanatik për të bijën, babai s’e linte Kristina Bakiun të dilte nga shtëpia

E ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ishte modelja shumë e njohur Kristina Bakiu. Ajo ka vite që merret me modeling, mirëpo në studio rrëfeu fillimet e saja në të cilat kishte hasur vështirësi nga familja.

Duke qenë se ata nuk ishin dakort që vajza e tyre të bëhej modele, Kristina kishte mbaruar Bachelorin për Shkenca Politike vetëm për hatër të prindërve. Modelja rrëfen se në fillim babai i saj ishte fanatik dhe madje e kishte problem që ajo të dilte nga shtëpia.

“Në fillim babi nuk donte të më linte të merresha me modeling. Mundësisht nuk më linte të dilja nga shtëpia. Por jam ndjerë e lirë sepse kanë krijuar besim dhe shohin çfarë rruge unë zgjedh, çfarë gjërash bëj.”- është shprehur Kristina.