Fansa të “James Bond”, ky është një lajm i keq për ju

Fansa të “James Bond”, ky është një lajm i keq për ju

“No Time To Die”, filmi i fundit në serinë e James Bond dhe një nga filmat më të pritur të vitit 2021, është shtyrë përsëri, njofton Insajderi.

Filmi, në të cili luan Daniel Craig si spiun elegant, ishte vendosur të hapet në 2 prill. Por MGM njoftoi të enjten se do ta shtynte filmin aksion deri në 8 tetor.

Kjo është hera e tretë që filmi vonohet që kur filloi pandemia e Coronavirus-it. Fillimisht u caktua të hapet në kinematë e Amerikës së Veriut në 10 prill 2020.

Shtyrja e filmit që disa herë është një simbol i ndikimit të pandemisë në Hollywood. Filmi i 25-të në serinë Bond ishte filmi i parë i madh që u vonua për shkak të pandemisë, por jo i fundit. /Insajderi.com