Fansat e ballafaqojnë Khloe Kardashian me ‘selfie-n’ në të cilin ajo nuk i përngjan vetes

Fansat e ballafaqojnë Khloe Kardashian me ‘selfie-n’ në të cilin ajo nuk i përngjan vetes

Khloe Kardashian shkaktoi një shok të madh në maj të këtij viti, kur postoi një selfie në të cilën ajo nuk më vetes.

Por kjo selfie u bë prap temë e diskutimeve online sepse pamja e saj e zakonshme u pa prapë në  një skenë të “Keeping Up with the Kardashians”, gjë që la të kuptohej se Khloe e kishte tepruar me filtera. Disa madje e akuzuan se kishte përdorur aplikacionin FaceApp, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Fotografia e saj e zakonshme dhe selfie që kishte postuar në muajin maj, u bënë virale të paraqituara anash njëra tjetrës, me shënimin “khloe… girl…”

“Kur lëviz shumë shpejt dhe filteri zhduket,” ka shkruar një komentues poshtë fotografive.

“Khloe Kardashian në 2020, duket sikur dikush që ka tentuar të vizatoj Khloe Kardashian në vitin 2019,” thotë tjetri.

Sidoqoftë kishte adhurues që e mbrojtën yllin e KUWTK “Ajo duket mirë edhe në foton e dytë. Nuke e kuptoj pse kishte nevojë për aq shumë fotoshop.”

Mirëpo Khloe duket sikur është e vetëdijshme për dramën e shkaktuar, por nuk e brengos.

Ajo ka postuar një fotografi të saj në oqean, duke shkruar “Më fal, nuk mund të kem qasje në telefon tani.”

Në muajin qershor, një burim i afërt kishte thënë se “Khloe nuk brengoset për kritikat sipas të cilave, ajo nuk i ngjan vetes. Ajo nuk brengoset për gjërat që thuhen për të, përderisa ajo është e lumtur.”/Insajderi.com