Fansat të acaruar me aktorin që po qëndron i heshtur kundrejt racizmit

Fansat të acaruar me aktorin që po qëndron i heshtur kundrejt racizmit

Aktori, KJ Apa po kritikohet në internet pasi mbrojti vendimin e tij për të heshtur publikisht për temën e brutalitetit të policisë dhe kampanjës Black Lives Matter.

Më 7 qershor, komedianit Elijah Daniel iu rekomandua filmi The Hate U Give, nga një përdorues në Twitter, një film në lidhje me vdekjen e një adoleshenti të zi në duart e një oficeri të bardhë të policisë, në të cilin Apa luan personazhin kryesor të dashurin e Starr.

“Unë e dua atë film por kam një pyetje,” iu përgjigj Daniel. “Nëse KJ ishte bashkë-ylli i këtij filmi pse hesht kaq shumë? Ai ka një audiencë kaq të re dhe masive dhe u pagua për të qenë në një film për brutalitetin e policisë”.

Ai gjithashtu theksoi se Apa nuk kishte bërë asgjë përveç postimit të një katrori të zi në Instagram për #BlackoutTuesday, një fushatë e diskutueshme që u kritikua nga shumëkush për mbytjen e zërave dhe informacioneve të rëndësishme dhe të nevojshme për lëvizjen, në Instagram.

Tani Apa i është përgjigjur tweet-it të Danielit, duke mbrojtur heshtjen e tij dhe duke thënë se ai “nuk e ndjen të nevojshme” për të provuar se ai mbështet kampanjën duke postuar në lidhje me pjesëmarrjen e tij në protesta.

Shumë njerëz – përfshirë Danielin – u morën me formulimin fjalive të aktorit, duke sugjeruar se ai nuk ka nevojë të “vërtetojë” mbështetjen e tij për lëvizjen, por përkundrazi të përdorë platformën e tij të madhe për të përhapur vetëdijen për peticione dhe donacione.

“Unë nuk thashë se duhet të provosh diçka”, u përgjigj Daniel. “Kjo ishte një pyetje për ju që nuk po përdorni platformën tuaj jashtëzakonisht të madhe pasi u paguat për të qenë në një film në lidhje me brutalitetin e policisë”.

Burimi: BuzzFeed