Fansi e quan të shëmtuar, kështu i përgjigjet Tayna

Fansi e quan të shëmtuar, kështu i përgjigjet Tayna

Është një nga këngëtaret më të komentuara si nga ana profesionale edhe ajo private.

E komente të ndryshme Tayna ka pas edhe nga fansat për të ndryshuar pamjen e saj duke filluar nga hunda.

Së fundmi, një profil fals në Instagram, shkruajti nën foton e saj të fundit ku reperja shfaqet pa grim.

“S’e kuptoj pse je kaq e shëmtuar” dhe Tayna iu përgjigj ashtu si do t’i përgjigjej vetëm dikush që ka lexuar miliona libra motivues.

“Unë s’jam miss, unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që më ka falur Zoti. Mua më pëlqen vetja, ta sugjeroj dhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty,” i kthehet Tayna, po në komente.