Fansi futet në fushë, intervenon Ujkani

Fansi futet në fushë, intervenon Ujkani

Kemi qenë dëshmitarë të një momenti interesant në ndeshjen mes Kosovës dhe Danimarkës në “Fadil Vokrri”, të enjten mbrëma.

“Dardanët” ishin duke avancuar 2-1, kur një fans u fut në fushë dhe përqafoi, me gjasë, idhullin e tij Christian Eriksenin.

Mirëpo, ai nuk ishte fansi i vetëm që arriti t’i shpëtojë sigurimit për t’u futur në terrnin ku e ka të ndaluar.

Një fans tjetër u fut brenda, por Samir Ujkani intervenoi duke e urdhëruar atë që të largohet.