Fansja e Feros i bën ‘diss’ të dashurës së tij, publikon foton me mbishkrimin ‘trileqe’

Fansja e Feros i bën ‘diss’ të dashurës së tij, publikon foton me mbishkrimin ‘trileqe’

Fero dhe Arbenita janë me plot bindje një ndër çiftet më ‘In” të momentit në showbiz-in shqiptar. Mirëpo fama e madhe ka edhe pasojat e saj.

Së fundmi, fanset e Feros e kanë bezdisur Arbenitën deri në atë pikë, saqë modelja e ka kërcënuar publikisht disa orë më parë njërën prej tyre. Ndjekësja i kishte dërguar një foto ‘hot’ reperit, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Arbenitës.

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim. Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruante Arbenita në postimet e saj në Instastory.

Vajza në fjalë, e cila vitin e kaluar ishte konkurrente në “Miss Albania 2018”, quhet Serena Sula dhe ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin e Arbenitës. Në “iconstyle.al” ajo ka dërguar një foto të sajën, duke u shprehur se në fakt është më e mirë sesa në foton që Arbenita kishte zgjedhur për t’i publikuar.

“Mendoj se çdokush ka të drejtë të bëjë një foto apo video me reperin e saj të preferuar. S’ka pse të xhelozojë apo kërcënojë.”- shprehet Serena për “iconstyle.al”.

Mesa duket, çështja qenka më e koklavitur se kaq, pasi Serena e ka takuar Feron dhe ka shkrepur një foto me të, të cilën na e ka treguar.