
Një faqe në Facebook, e quajtur ”Thirrja Në Islam” ka bërë një postim skandaloz.
Kjo faqe në gjuhën shqipe ka postuar një fotografi ku shihet parakalmi i Presidentit Thaçi para FAK.
Faqja në Facebook ka bërë thirrje që të luftohet Ushtria e Kosovës, duke e quajtur atë edhe si mike të shejtanit.

Postimi i kësaj faqe ka nxitur reagime të ashpra në Facebook, ku është komentuar jashtëzakonisht shumë.
(Allahu thotë: në Kur'an)Ata që besuan luftuan në rrugën e Allahut, ndersa Kafirat luftuan në rrugën e Taghutit. Luftoni pra miqtë e shejtanit, s’ka dyshim se kurthet e shejtanit janë të dobëta.(En-Nisa 76)
Posted by Thirrja Në Islam on Thursday, 13 December 2018