Faqja në FB demaskon “studentët” që po përballen me Ramën në Top Show

Faqja në FB demaskon “studentët” që po përballen me Ramën në Top Show

Ballafaqimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me studentët protestues në një debat televiziv është demaskuar nga një faqe Facebook-u – e cila ka zbuluar lidhjet e afërta të studentëve që po ballafaqohen me kryeministrin, me vet partinë e Ramës.

Faqja Lolita në rrjetin social Facebook ka demaskuar shumicën e studentëve që janë përzgjedhur për të debatuar në televizion me kryeministrin Edi Rama.

Personat që po përfaqësojnë studentët në debatin me kryeministrin Rama janë zbuluar si njerëz të afërt me Partinë Socialiste. Disa prej tyre janë anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH), raporton Insajderi.

Madje, në debatin me Ramën po merr pjesë edhe djali i Safet Gjicit, anëtarit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste.

Studentët e vërtetë të cilët po protestojnë prej gati një jave, janë duke kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë përgjysmimin e tarifave për studime. /Insajderi.com

Ermal Gjici, nipi i Safet Gjicit

Posted by Lolita. on Tuesday, 11 December 2018

Alesia Makaj

Posted by Lolita. on Tuesday, 11 December 2018

Shpëtim Hala, kryetari i FRESSH-it Elbasan, anëtar i Senatit të Universitetit, është një nga të ftuarit e Ramës sonte në…

Posted by Lolita. on Tuesday, 11 December 2018