Farat e lulëkuqes apo si njihet ndryshe, farat e “maku”-t, përmbajnë drogë

Farat e lulëkuqes apo si njihet ndryshe, farat e “maku”-t, përmbajnë drogë

Maku (apo farat e lulëkuqes) të i cilat i kemi përdorur gjatë gjithë jetës në kuzhinë, qoftë për të shtuar shije në ushqime të ndryshme, ëmbëlsira apo kroasantë, përmbajnë substanca narkotike.

Heroina, një drogë që krijon varësi të lartë, dhe farat e lulëkuqes, përbërëse të shumë ushqimeve, vijnë nga i njëjti burim, lulëkuqja me opium.

Kjo bime që ka qenë e famshme qe nga kohërat e lashta për përmbajtjen e saj të kimikateve psikoaktive.

Morfina, kodeina dhe heroina prodhohen nga farat e llojeve të caktuara të luleve të kuqe. Morfina dhe kodeina shpesh përdoren si ilaçe për trajtimin e dhimbjes.

Të gjitha pjesët e luleve të opiumit, përfshirë edhe farat, përmbajnë morfinën e drogës dhe kodrinë, kështu që kjo ka quar në një besim që ngrënia e farave të lulëkuqes (makut) mund të çojë në rezultate pozitive në testin e drogës, shkruan New York Times.

Farat e lulëkuqes përmbajnë ndërmjet 0.5 dhe 10 mikrogramë morfinë për gram të farave, kështu që nëse ha ca gjevrekë me shumë fara lulëkuqesh, mund të rezultojë që në trupin e një personi të mbetet morfina për orë të tëra dhe si rezultat testi i drogës do të dalë pozitiv.

Por për shkak të përqendrimit kaq të vogël të morfinës në këto fara, ato nuk japin efekte siç japin drogat edhe pse edhe këto kanë në përbërje narkotikë. /Insajderi.com