Fationi tregon cila ka qenë vajza e preferuar në emision

Fationi tregon cila ka qenë vajza e preferuar në emision

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari ishte i ftuar së fundmi në një intervistë për “Natë Vere”, ku ka folur për jetën dhe karrierën e tij.

Ai po ashtu tregoi gjatë kohës që ishte në emision për përvojën e tij.

Fationi edhe një herë tjetër veçoi ish-konkurrenten, Ana Kaurin si të ‘preferuarën’ e tij.

Tani që ka mbaruar “Përputhen” ata janë vetëm miq dhe kështu do të vazhdojnë.

“Unë do veçoj një që e kam veçuar gjithmonë. Ka qenë Ana 2. Unë e kam njohur dhe jashtë. Ana kishte diçka, ishte dhe lozonjare dhe të gjitha. Zgjidhte siç duhej, që është pika ime e fortë se jam selektiv, dua që dhe femra ime të jetë selektive. Kjo më pëlqeu dhe realisht me atë mund të dilja i “Përputhur”. Tani e kam thjesht një mikeshë të mirë, betohem për këtë”, u shpreh Fationi.

Ai tani po vazhdon të merret me projektet e tij të shumta./Insajderi.com