Fatmir Limaj: Haxhi Shala ka kërkuar të bëhet ministër

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka komentuar rreth deputetit të ikur nga radhët e partisë së tij, Haxhi Shalës.

Fatmir Limaj: Haxhi Shala ka kërkuar të bëhet ministër

Në emisionin “Pressing” Limaj ka thënë se qëndrimi fillestar i Haxhi Shalës për të mos e votuar Qeverinë Hoti, ka ardhur si pasojë e mosrealizimit të kërkesës së tij për t’u bërë ministër, njofton Insajderi.

Limaj më pas ka shtuar se “po, unë nuk e kam thirrur Haxhi Shalën. Ai ka qenë shef i grupit parlamentar të NISMA-së, dhe ai do duhej të lobonte për vota, e jo ta lusnim atë”.

“Unë nuk jam marrë fare me të, pasi e ka bërë qëndrimin e tij publik Haxhi Shala”.

Më pas i pyetur se si e komenton qëndrimin e AAK-së në këtë pikë? – Limaj ka thënë se “unë nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. I kam ndihmuar Ramush Haradinajt të bëhet kryeministër, por ai i ka qëndrimet e veta dhe nuk dua t’i komentoj”.

Në fund Limaj i ka quajtur të pa vërteta lajmet për një kalim eventual te Donika Kadaj Bujupit në NISMA./Insajderi.com