Fatmir Limaj kryeson ekipin e qeverisë për dialog me Serbinë

Fatmir Limaj kryeson ekipin e qeverisë për dialog me Serbinë

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj do të jetë prijës i ekipit të Qeverisë për dialog me Serbinë.

Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku janë caktuar edhe anëtarët e tjerë të këtij ekipi.

Pjesë e ekipit negociator do të jenë edhe zv/kryeministrat: Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli dhe Dardan Gashi, ministr Yagilar dhe shefi i ekipit të dialogut teknik, Avni Arifi.

Në mbledhjen e qeverisë, Haradinaj i ka bërë thirrje edhe opozitës që të bëhet pjesë e negociatave me Serbinë.

Pikërisht me kërkesën e opozitës nesër në Kuvend do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për dialogun, sidomos në lidhje me deklaratat e fundit për korrigjim të kufijve.

Deri më tani rezolutën e opozitës e kanë përkrahur edhe partitë në pushtet. /Insajderi.com