Shkarkim i pamerituar

Fatmir Sejdiu: Shkarkimi i Vjosa Osmanit nuk i bën nder LDK-së

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sjediu, thotë se ishte gabim shkarkimi i Vjosa Osmanit. Kjo mënyrë e të vepruarit nuk i bën nder LDK-së dhe krijon model të keq.

Fatmir Sejdiu: Shkarkimi i Vjosa Osmanit nuk i bën nder LDK-së

Në emisionin Debat Plus në televizionin Dukagjini, ish kreu i LDK-së dhe ish presidenti i Kosovës ka komentuar rastin e shkarkimit të Vjosa Osmanit. Ai ka thënë “se ky veprim nuk u bën nder LDK-së dhe se krijon modelin e përdorimit të shkopit për ata që mendojnë ndryshe”, njofton Insajderi.

Ai më pas ka thënë se, “edhe pse Vjosa Osmani ka mundur ti shmang disa qëndrime dhe verime ndaj LDK-së, shkarkimi i saj nuk është i justifikueshëm”.

“Shkarkimi i saj pa asnjë debat, nuk i kontribuon situatës brenda LDK. Dhe unë edhe pse jam pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, unë nuk kam votuar rreth kësaj çështje, është bizarej ajo formë e veprimit”, ka thënë Sejdiu mes tjerash. /Insajderi.com