fbpx

Faton Shoshi menaxhon edhe një talente të re, priten projekte nga ata

Faton Shoshi menaxhon edhe një talente të re, priten projekte nga ata

Faton Shoshi merr nën menaxhim edhe një artiste të re e cila është duke bërë bujë nëpër rrjete sociale.

Faton Shoshi njëri prej emrave menaxher më të përmendur, shumë shpejt do të marrë në duar edhe një artiste të

zhanrit HipHop e cila tashmë vec ka bërë bujë me talentin e saj në rrjete sociale.

Është kjo prishtinasja Rinesa Qeriqi e njohur si “Balkanest” e cila me disa postime të saja ka bërë për vete shumë njerëz, e që sigurisht nuk i ka ikur as Fatonit i cili tashmë njihet për menaxhimin e artistëve të këtij zhanri.

Ajo së fundmi ka postuar një ‘instastroy’ ku ka thënë “numri qe kerkoni nuk eshte ne disp. Ju lutem kontaktoni menagjerin @Fatonshoshi” e këtë e ka ripostuar edhe Fatoni duke e kthyer “soon🔥👸🏽”, e kjo na bënë të ditur se dicka e re po vjen shumë shpejt nga ata.

Përndryshe në  postimet e “Balkanest”  mund ta shihni talentin e saj.