Faton Topalli kritikon Rexhep Selimin për shkuarjen në Dubai

Faton Topalli kritikon Rexhep Selimin për shkuarjen në Dubai

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Faton Topalli ka kritikuar ish-bashkëpartiakun e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimin për shkuarjen në Dubai në fillim të kësaj jave.

Topalli ka kritikuar Selimin për pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, që u mbajt të martën në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Ju vërtetë bëtë njëfarë bojkto, por në mbledhjet e Komisionit jeni të gjithë të pranishëm, në udhëtimet zyrtare jeni të gjithë të pranishëm. Në fund të fundit, për një çështje që ka të bëjë me Interpolin. Unë nuk e kam ditur por tash e mësova nga z. Rexhep Selimi që edhe opozita paska qenë e përfshirë në lobimin për Interpol”, ka thënë Topalli.

Topalli ka kritikuar dy partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në për “bojkot të rremë” të Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com