Fatura shokon turistët japonezë: 430 euro për dy pjata shpageta

Fatura shokon turistët japonezë: 430 euro për dy pjata shpageta

Një surprizë e hidhur ia ka prishur shëtitjen në Romë dy turisteve japoneze.

Kur kanë marrë në dorë faturën për dy pjata shpageta me fruta deti, nuk u kanë besuar syve: ajo shënonte 429 euro e 80 centë!

Turistet e denoncuan episodin e pakëndshëm që u bë shumë shpejt viral në mediat sociale.

Pronari i lokalit të ndodhur në qendrën historike të kryeqytetit italian pretendon se çmimet ishin transparente dhe menyja, sipas tij, e qartë që në fillim.

Sipas pronarit, vajzat nuk kishin marrë vetëm shpageta por edhe peshk.

“Ne peshkun e kemi të freskët, klientët e zgjedhin vetë në vaskë, e ia gatuajmë direkt“, është përpjekur të justifikohet ai.

Një tjetër problem me faturën ndërkohë ishte dhe bakshishi i shënuar aty prej 80 eurosh, por që nga restoranti sërish përpiqen të shpjegohen duke thënë se nuk është i detyrueshëm.