FC Prishtina kthehet në Kosovë: Asnjë futbollist nuk ka simptoma të COVID-19

FC Prishtina kthehet në Kosovë: Asnjë futbollist nuk ka simptoma të COVID-19

Klubi futbollistik, FC Prishtina, ka arritur në Prishtinë pas një udhëtimi tre orësh nga Gjibraltari.

Ndeshja në mes Lincoln Red impts dhe Prishtinës është anuluar për shkak se tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitiv me virusin COVID-19.

Por, përmes një postimi në Faceobook të klubit, thuhet se asnjë lojtarë nuk ka simptoma të Coronavirusit.

“Të gjithë futbollistët janë mirë, habit fakti që askush nuk ndjen simptoma. Andaj, nesër nga ora 9 në mëngjes skuadra sërish do të testohet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në reagim.

Lojtarët kishin dalë negative në testet e bëra në Kosovë, ende është shumë e paqartë e gjithë situate. /Insajderi.com/

Ka arritur skuadraPas udhëtimit më se tre orësh me "charter", skuadra ka mbërritur në aeroportin "Adem Jashari" në…

Gepostet von FC Prishtina am Dienstag, 18. August 2020