Klubi nga kryeqyteti, Fc Prishtina, ka njoftuar se ka se dy lojtarët, Labinot Ibrahimi si dhe Ergyn Ahmeti, nuk janë më pjesë e ekipit të FC Prishtina.
“Prishtinë, 6 gusht 2020 – Mbrojtësi 34 vjeç, Labinot Ibrahimi dhe mesfushori 24 vjeç, Ergyn Ahmeti, iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë. FC Prishtina i falënderon për angazhimin maksimal me skuadrën tonë dhe iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit të Prishtinës, transmeton Insajderi.
Labinot Ibrahimi në Prishtinë ka luajtur për katër sezone e gjysmë, 2009-2013 (në pranverë 2012 ishte i huazuar) dhe edicioni i sapo përfunduar, 2019/20, me çka ka regjistruar 139 paraqitje zyrtare (12 zëvendësuar, 14 zëvendësues dhe ka arritur 86 fitore, 25 barazime dhe 28 humbje) dhe ka shënuar 5 gola.
Ergyn Ahmeti ishte pjesë e Prishtinës për tre edicione rresht, nga edicioni 2017/18, 2018/19 dhe ky i fundit 2019/20. Për tre edicione, Ahmeti ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare (35 zëvendësuar dhe 25 zëvendësues duke shënuar 52 fitore, 18 barazime dhe 14 humbje) duke shënuar 9 gola, nga 3 gola për çdo sezon dhe ka asistuar në 5 gola./Insajderi.com.