Fc Shkupi zyrtarizon trajnerin turk në pankinë

Fc Shkupi zyrtarizon trajnerin turk në pankinë

Hasan Ozer do të jetë trajneri i ri i Shkupit. Tekniku turk ka arritur marrëveshjen me klubin shqiptar që luan në kampionatin maqedonas dhe do të marrë drejtimin e “Pëllumbave” ditën e premte, njofton Insajderi.

Ozer zëvendëson bashkëkombësin Umut Karan. 46 vjeçari ka luajtur gjatë karrierës si sulmues në Turqi, ndërsa si në fushën e trajningut, ai ka punuar kryesisht si ndihmës trajner. Së fundmi, Ozer drejtoi ekipin boshnjak Çelik Zenica.

Aktualisht Shkupi zë vendin e dytë në ligë me 33 pikë, në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i Shkupit

“Skuadra jonë sot ka arritur marrëveshje për ti dhënë postin e trajnerit Hasan Ozer.

Si trajner, ai ishte kryesisht ndihmës në shumë klube turke si Manisaspor, Gaziantespor, Bursaspor, Gazişehir Gaziantep, Çaykur Rizespor, Kayserispor.

Deri më tani, si menaxher aktual, Ozer ishte në krye të disa klubeve, që më pas të nënshkruajë kontratë profesionale dy vjeçare me klubin e Premier Ligës boshnjake Çelik nga Zenica, trajner i të cilit klub u bë më 12 qershor 2019.

Ozan me klubin tonë fillon punën me 8 janar, atëherë edhe kur bëhet grumbullimi i parë, ndërsa ekipi punën për sezonin pranveror e fillon direkt në Dojran, ku do të zhvillohet faza përgatitore.

Për detajet tjera lidhur me trajnerin dhe punën e tij, do të ketë në prezantimin e tij”.

/Insajderi.com