Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, në mëngjes mbajt" />

Mogherini flet për takimin e sotëm Thaçi-Vuçiq

Mogherini flet për takimin e sotëm Thaçi-Vuçiq

Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë, në mëngjes mbajti takimin e dytë me presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.

Ky takim ishte vazhdim i takimit të parë që u mbajt më tre korrik, ku u diskutua një fazë të re të dialogut për bashkëbisedim dhe normalizim të mardhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës.

Puna për këtë do të vazhdojë edhe në javët e ardhshme, njofton European Union External Action.

Të dy palët sot u pajtuan me hapat përfundimtarë për zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë të arritur brenda Dialogut të lehtësuar nga BE.

Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i personelit gjyqësor do të lejojë që drejtësia të shpërndahet në Kosovë dhe në veçanti në rajonin e Mitrovicës.

Përfaqësuesja e Lartë përuroi angazhimin e rinovuar të të dy Presidentëve në këtë proces.

Mogherini përsëriti se BE dhe ajo personalisht janë plotësisht të përkushtuar ndaj perspektivës së Bashkimit Evropian për Serbinë, Kosovën dhe të gjithë rajonin dhe se përparimi nga të dyja palët është i lidhur fort me përparimin në Dialog./Insajderi.com