Fedori i tmerrshëm u kthye – nokauton Mirin për 48 sekonda (VIDEO)

Fedori i tmerrshëm u kthye – nokauton Mirin për 48 sekonda (VIDEO)

Ngjarje kryesore e kësaj fundjave në MMA ka qenë dueli midis Frank Mir dhe Fedor Emelianenkos. Dy veteranët e peshave të rënda u ndehshin në Bellator 198 dhe Fedor fitoi pas vetëm 48 sekondave duke dëshmuar se përkundër moshës, lëndimeve dhe problemeve tashmë duket në formë shumë të mirë.

Emelianenko, tashmë 41 vjeçar, në letër vazhdon të ketë bilanc impresiv prej 37 fitoreve dhe 5 humbjeve në MMA, e po ashut të mbetet në luftë për titull në Bellator.

Gjatë këtij viti ai e ka të konfirmuar edhe duelin me amerikanin Chael Sonnen dhe në rast të fitores, atëherë do të jetë pjesë e finales së Grand Prix turneut të promocionit Bellator.

Pamjet e kësaj lufte i kemi përzgjedhur me koment rus, për shkak se komentatorët mbrëmë u bënë gati aq të famshëm sa edhe Fedori që e fitoi meçin.

Shikoni pamjet këtu.