Fëmijëri pa internet

Familjet menonite shmangin veturat, televizorët dhe kompjuterët - dhe flasin një gjuhë të vjetër shekullore të dialektit gjerman. Fotografja Hatnim Lee tregon përditshmërinë e tyre në Pensilvani, shkruan “Der Spiegel”.

Fëmijëri pa internet

Që në mëngjes përpara shkollës, Aaron duhet të shkojë në stan. Pas mësimit ai ha pak drekë, kryen detyrat e shtëpisë dhe shkon më pas në kopsht, për të mbledhur pemë dhe perime. Jeta e tij është me orar strikt, ndërsa koha e lirë e limituar.

12-vjeçari dhe prindërit e tij së bashku me motrat dhe vëllezërit janë pjesëtarë të komunitetit menonit, një kishë evangjeliste e themeluar në shekullin e 16-të në Gjermani, Holandë, Elsass dhe Zvicër, përcjell albinfo.ch. Sot në botë ka mes 1.3 dhe 1.7 milion ithtarë të menonitëve, të cilët praktikojnë përpikshmërisht besimin e tyre.

Mennoniten / Hatnim Lee

Për shumicën prej tyre janë tabu përdorimi i televizorëve, internetit dhe veturave. Fotografja e “New York”-er Hatnim Lee u njoh përpara tre vitesh me disa familje menonite, pasi vizitoi prindërit e tyre. Prej atëherë ajo takohet njëherë në muaj dhe fotografon përditshmërinë e tyre.

“Normalisht vij pasditen e hershme, e ndihmoj atë në punë, darkojmë së bashku dhe qëndroj edhe pak kohë me ata së bashku,” thotë Lee, përcjell albinfo.ch. Menonitët janë shumë të zellshëm dhe punojnë shumë orë në ditë. “Në fund të ditës jam e raskapitur.