fbpx

Fëmijët e parë janë më të mençurit

Fëmijët e parë janë më të mençurit

Nëse jeni fëmija i vogël apo i mesëm në familje, atëherë përgatituni për një lajm të keq: vëllai apo motra juaj i madh me shumë gjasë mund të lavdërohet se është më i vjetri, por edhe më i mençuri.

Dhe, për këtë fakt, lirisht mund t’i fajësoni prindërit, transmeton Telegrafi. Hulumtimet e publikuara në “Journal of Human Resources” kanë zbuluar se fëmijët që lindin të parët performojnë shumë më mirë sesa tjerët në teste kognitive duke filluar nga foshnjëria – pra ata janë më mirë të përgatitur për suksese intelektuale e akademike falë mënyrës se si rriten nga prindërit.

Sipas ekspertëve, kur një çift bëhen prindër për herë të parë, ata duan ta bëjnë çdo gjë në mënyrën e duhur dhe kështu e trajtojnë shumë më mirë fëmijën e parë.

Me secilin fëmijë që lind pas fëmijës së parë, prindërit kanë tendenca të relaksohen deri në atë masë saqë më nuk ia plotësojnë çdo nevojë fëmijëve.

Pra, megjithëse prindërit mund t’i duan të gjithë fëmijët barabartë, fëmijët e parë kanë tendenca të marrin më shumë stimulim mendor nga prindërit, pasi që marrin vëmendje të pandarë nga dy prindërit.

Posa prindërit ta kenë sjell një fëmijë në botë, atyre u duket më sfiduese t’ia përkushtojnë të njëjtin nivel të kohës dhe “investimit” fëmijëve që vijnë pas.

P.sh. pas çdo fëmije që lind pas fëmijës së parë, prindërit shpenzojnë më pak kohë duke u lexuar, duke u mësuar koncepte bazike si alfabeti, etj.

Kjo nuk ka ndonjë ndikim në sjelljen apo personalitetin e fëmijës, por te fëmijët e parë ndikon duke ua rritur vetëbesimin akademik dhe performancën.