Fenerbahce e Muriqit e humb duelin për pozitën e parë, “shkatërrohet” nga Alanyaspori

Fenerbahce e Muriqit e humb duelin për pozitën e parë, “shkatërrohet” nga Alanyaspori

Fenerbahce e Vedat Muriqit ka mundur të ngjitet në pozitën e parë të Superligës së Turiqsë, por e ka lëshuar një mundësi të tillë.

Gjiganti turk u mposht 3:1 në udhëtim, nga lideri i Superligës turke, Alanyaspori, raporton Insporti

Në ndeshjen ku Muriqi luajti titullar dhe ishte në fushë për gjithë ndeshjen, Fenerbahce pësoi disfatë në ndeshjen më të madhe të sezonit.

Papiss Demba Cisse (2) e Junior Fernandes ishin golashënuesit e Alanyasporit, derisa për Fenerbahcen golin e vetëm e shënoi Tolga Cigerci.

Pas tri xhirove të para, në tabelë udhëhiqte Alanyaspori me 9 pikë – 3 fitore pas 3 ndeshjeve, kurse Fenerbahce me dy fitore e një barazim ishte në pozitën e tretë, me dy pikë më pak.

Tani kjo diferencë është thelluar në pesë pikë, pasi që Alanyaspori prin me 12 pikë, kurse Fenerbahce në pozitë të tretë ka mbetur me 7 pikë, derisa Rizespori me 8 pikë është në pozitën e dytë në tabelë, pas 4 xhirove. /Insporti.com/

0:1

1:1

2:1

3:1