Fenomeni i ri në Kosovë: flutra anti-stres

Fenomeni i ri në Kosovë: flutra anti-stres

Flutra anti-stres është një vegël e vogël e cila rrotullohet me vendosjen e gishtit të madh dhe atij tregues në pjesën qendrore, ndërsa gishtat tjerë rrotullojnë pjesën tjetër. Ajo cilësohet si larguese e stresit.

Në gjuhën angleze quhet “Fidget Spinners” dhe është e menduar për të rinjtë, të cilët kanë vështirësi në jetë.

Në Kosovë kjo flutur është duke u përdorur shumë nga të gjitha moshat dhe çmimet sillen nga 1.50 cent deri në 10 euro.

Popullariteti i kësaj fluture mund të cilësohet tejet i madh pasi që atë mund ta bleni gati në të gjitha dyqanet në Prishtinë, përfshire edhe lokalet e telefonisë Ipko dhe në shitoret për teknologji.