
Sir Alex Ferguson beson se Jose Mourinho është duke ndërtuar me sukses një ekip të Manchester United, që është pasqyrë e vetë portugezit.
Mourinho pati një fillim të ngadalshëm në marrjen e Manchesterit, teksa u shfaq në të njëjtën rrugë vuajtjesh me paraardhësit e vet, David Moyes dhe Louis van Gaal. Por, Manchester United është përmirësuar shumë në muajt e fundit dhe nuk ka pësuar humbje të brendshme që nga disfata 4-0 kundër Chelsea, në tetor.
“Djajtë e Kuq” fituan nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat dhe tani ndodhet dy pikë prapa vendit të katërt në renditje, që mbahet nga Manchester City në Premier League.
Ferguson beson se ringjallja e Manchester United mund të kreditohet nga Mourinho gradualisht, sepse portugezi po imponon vlerat e tij dhe po i jep identitet ekipit: “Manchester United po kthehet në pasqyrë të trajnerit të tij, ka thënë 75-vjeçari për BBC Sport.
“Nuk është e lehtë për të ardhur në “Old Trafford” dhe transformuar klubin e kohës time. Me të vërtetë nuk është e lehtë. Mendoj se Louis van Gaal bëri një punë të mire, ndërsa Jose është duke bërë një punë të madhe”, ka thënë Ferguson.