Ferizaj: 887 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID brenda 10 ditëve

Ferizaj: 887 gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID brenda 10 ditëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shqiptuar 887 gjoba në Ferizaj, vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat ani COVID-19, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, ekipet e policisë dhe atyre të inspektoriatëve kanë shtuar aktivitetin e tyre në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, përveç gjobave janë shqiptuar edhe 263 vërejtjeve policore, e po ashtu është mbyllur një lokal.

“Masat në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat”, thuhet në njoftim./Insajderi.com