Ferizaj, disa nga të infektuarit janë punëtorë të Bondsteel-it

Ferizaj, disa nga të infektuarit janë punëtorë të Bondsteel-it

18 personat që mbrëmë dolën pozitiv me COVID-19 në Ferizaj, gjysma prej tyre janë familjarë të 65 vjeçarit që vdiq nga Koronavirusi dhe gjysma tjetër kolegë të punës së tij, punëtorë në “Bondsteel”.

Për rastet ka folur Agim Aliu, kryetari i Komunës së Ferizajt.

“Këta 18 personat që mbrëmë kanë rezultuar pozitiv janë familjarë dhe kolegë të 65 vjeçarit që ka ndërru jetë, pra që kanë punu në “Bondsteel”. Nuk e di saktë a kanë punu shofer apo numrin e tyre, por që janë vetëm kolegë dhe familjarë”.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250./Insajderi.com

Lexo:

Agim Aliu: Ferizaj dhe fshtrat pritet të futen në karantinë – sot do të testohen plus 65 mostra