Ferizaj hyn në listën e komunave me më së shumti të infektuar

Ferizaj hyn në listën e komunave me më së shumti të infektuar

Rezultatet nga mostrat e marra në Ferizaj për rastet e dyshimta me sëmundjen COVID-19 përmbysin numrin e ulët të të infektuarve me këtë virus në këtë komunë.

Janë plot 18 persona nga qyteti i tretë më i madh në vend që mbrëmë nga testet e bëra kanë rezultuar pozitiv në testin e virusit SARS-COV-2, duke e çuar numrin e të prekurve në këtë komunë në 20.

Së bashku me Malishevën, Prishtinën e Vushtrrinë janë komunat me numrin më të lartë të rasteve, përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut që ka numër të njëjtë sa Ferizaj.

Te prekurit janë kryesisht persona kontakti, familjarë të të infektuarit nga fshati Sazli që ndërroi jetë ditë më parë, por edhe qytetarë nga vendbanime të tjera në territorin e Ferizajt.

Nga 18 rastet, shpërndarja është kështu: Tetë raste nga fshati Sazli, tre nga qyteti i Ferizajt, dy nga Mirashi dhe nga një rast për Varoshin, Gremen,Talinoc i Muhaxherëve, Neredimen dhe Lloshkobaren.

Komuna e Ferizajt menjëherë ka reaguar duke thënë se profesionistët shëndetësorë po bëjnë gjithë çfarë është e mundur që situata të mbahet nën kontroll, ndërsa Shtabi Emergjent ka ngritur kapacitetet e saja vepruese në shkallë të gjerë, porse është e domosdoshme të zbatohet thirrja për qëndrimin në shtëpi.

Lexo edhe: 

I preken 18 qytetarë nga Koronavirusi, Agim Aliu ka një thirrje urgjente për institucionet qendrore