
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Ferizaj për një periudhë gati një vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, njofton Insajderi.
Policia e ka klasifikuar këtë rast si “dhunim”.
Në ndërkohë viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Për kundër se policia e ka konsideruar rastin si “dhunim”, në njoftim thuhet se raporti dhe marrëdhënia seksuale ka qenë e vullnetshme./Insajderi.com