Ferizaj: Një person gjendet i vdekur në banesën e tij

Ferizaj: Një person gjendet i vdekur në banesën e tij

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj, ku po jetonte i vetëm.

Sipas policisë, ai është gjetur të hënën rreth orës 22:08.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”./Insajderi.com