Ferizaj: Vajza me të meta mendore sulmon fizikisht nënën e saj

Ferizaj: Vajza me të meta mendore sulmon fizikisht nënën e saj

Një vajzë është arrestuar të hënën në Ferizaj, pasi e njëjta kishte sulmuar fizikisht nënën e saj, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur policia, vajza dyshohet se është me të meta mendore.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, dyshohet me të meta mendore pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

E dyshuara me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Insajderi.com