Jetonte i vetëm

Ferizaj: Vdes një 66 vjeçar – shtëpia iu kaplua nga zjarri

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret e pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Ferizaj: Vdes një 66 vjeçar – shtëpia iu kaplua nga zjarri

Një 66 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pasi shtëpia e tij u kaplua nga zjarri, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur në fshatin Komogllavë në komunën e Ferizajt, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Sipas forcave të rendit, sot, e shtunë, rreth orës 07:00 policia ishte njoftuar se në fshatin Komogllavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes  duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull, 66 vjeçar, i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi”.

Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, pas kontrollimit mjekësor të viktimës, është konstatuar se i njëjti kishte nderuar jetë si pasojë e asfiksisë.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret e pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Sipas dëshmitarëve dhe fqinjëve “viktima kishte jetuar i vetëm dhe  kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën”./Insajderi.com